VIDEO/ Incidenti i çuditshëm që ndodhi pas shpinës së shefit të Kinës

Një incident i pazakontë është regjistruar teksa presidenti kinez  Xi Jingping ishte i ftuar në Johannesburg ne Afrikën e Jugut, ku ishte i ftuar për të marrë pjesë së fundmi në samitin e organizuar nga BRICS  (një grupim i ekonomive botërore të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut).

Në video e publikuar që tashmë është bërë virale shihet  Presidenti kinez i cili futet në një sallë të madhe ku ishte i shtruar një tapet i kuq.

Por pas tij një tjetër përfaqësues kinez tenton të hyjë por truporja që është tek dera nuk e lejon.

Më pas Xi  shihet duke ecur i qetë pa e ditur se çfarë po ndodh pas tij.

Në një moment ai kthen kokën po atëherë dera ishte e mbyllur.