VIDEO/ Ambrozia Meta ‘gozhdon’ sërish Ramën me pyetje: Kur të ngelen në dorë pincat dhe gërshërët
Gazetarja e SYRI TV, Ambrozia Meta, ‘gozhdoi’ sërish kryeministrin Edi Rama me pyetjet e saj.
Pas konferencës së kaluar për shtyp, ku Rama shmangu pyetjet, këtë herë kryeministri pranoi që të ishte më i hapur.
Por sërish, nuk dha asnjë përgjigje konkrete për çështjet kryesore.
Gazetarja e SYRI TV e pyeti për çështjen e kontratës së sterilizimit.
Pasi Rama bëri të paditurin për abuzimet me kontratën 100 milionë euro, nuk pranoi të përgjigjej as për mega-aferën e inceneratorëve.
“Kur të ngelen në dorë, pincat dhe gërshërët,” shkroi gazetarja, duke postuar videon.