Çfarë po ndodh mes Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet?

Kylie Jenner është fotografuar së fundmi duke arritur në shtëpinë e Timothee Chalamet në Beverly Hills.

Ylli i “The Kardashians” dhe themeluesja e “Kylie Cosmetics” ishte e veshur thjeshtë me një bluzë të bardhë dhe xhinse teksa shkonte në shtëpinë e aktorit.

Jenner arriti aty me Mercedesin e saj 200 mijë dollarësh, Maybach 600 dhe u ndoq nga afër nga ekipi i saj i sigurisë me një Escalade të zezë.

Duket se dyshja janë ende në një lidhje dhe gjërat po shkojnë shumë mirë, pavarësisht të gjitha aludimeve për një ndarje të mundshme.