Tronditje në Volos: Dërgohet në burg 40-vjeçari shqiptar që preku paturpësisht një 6-vjeçar

Greqi - Autori i dyshuar e mohon akuzën, por me marrëveshjen e hetuesit dhe prokurorit i është caktuar masa e paraburgimit deri në gjykim.

Ndalohet përkohësisht një 40-vjeçar me origjinë shqiptare nga Volosi, pasi akuzohet për  sjellje të pahijshme  ndaj një djali 6-vjeçar. 

Sipas  TheNewspaper.gr , djali ka folur me nënën e tij dhe është ankuar se i pandehuri i ka prekur organin gjenital.

Gruaja, e cila është një biznesmene në Magnezi, ka kontaktuar menjëherë Policinë dhe ka bërë denoncimin ndaj tij, ndërsa vetë fëmija ka dëshmuar pranë autoriteteve në prani të psikologut.

Autori i dyshuar e mohon akuzën, por me marrëveshjen e hetuesit dhe prokurorit i është caktuar masa e paraburgimit deri në gjykim.