Finlanda do të dërgojë paketën e 18-të të ndihmës për Ukrainën

Finlanda do të dërgojë paketën e 18-të të ndihmës që përbëhet nga pajisje të mbrojtjes me qëllim për mbështetjen e Ukrainës.

Sipas një deklarate nga qeveria e Finlandës, thuhet se presidenti Sauli Niinistö e ka marrë këtë vendim pas propozimit të qeverisë.

Ndihma në fjalë do të jetë paketa e 18-të e pajisjeve të mbrojtjes që dërgohen në Ukrainë nga Finlanda.

Sipas qeverisë, kostoja e kësaj pakete është përllogaritur të jetë rreth 94 milionë euro.

Vihet në dukje se vlera e pajisjeve që Finlanda ka dërguar deri më tani për Ukrainën është 1,3 miliard euro.