Lloj-lloj krimi në Elbasan: njëri vjedh vegla, tjetri i çan gomat dhëndrit, i vogli rreh të madhin

Policia e Elbasanit ka publikuar arrestimet që ka kryer 24 orët e fundit. Krimet janë të natyrave nga më të ndryshme, si psh një pensionist B. L., 65 vjeç, me banim në qytet, u kap duke vjedhur vegla pune në ambientet e një firme. Në një rast tjetër, E. M, 53 vjeç, pasi rrahu gruan e vet, shkoi dhe i çau gomat dhëndrit të vet.

E së fundi, në Librazh, një adoleshent 18 vjeç, A.B nga Prrenjasi, ka goditur me levë  E. K, 26 vjeç, për arsye banale. 

Si rrjedhim, dy burrat u arrestuan kurse idjali nga Prrenjasi po procedohet në liri. Dosjet e tyre i  kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./ar.sh/SYRI.NET