FOTO/ Arma që iu gjet një të riu shqiptar në Prevezë

Greqi - Një 23-vjeçar shqiptar është pikasur duke ecur i armatosur mbrëmjen e së enjtes në Prevezë nga punonjës policie të Grupit të Parandalimit dhe Shuarjes së Krimit Policisë në Prevezë.

Gjatë kontrollit policor, 23-vjeçarit iu gjet një revole e markës Smith & Wesson, dymbëdhjetë fishekë dhe një rende plastmasi me mbetje kanabisi në makinën me të cilën udhëtonte.

23-vjeçari është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur një çështje për shkelje të ligjeve për armët dhe drogën.