"Kjo është një ditë e madhe për mua, personalisht dhe profesionalisht. Manchester City është klubi më i fortë në botë, kështu që kjo nënshkrim është diçka e veçantë për mua dhe familjen time. Unë jam një lojtar i ri që dëshiron të mësojë shumë dhe të përmirësohet. Duke punuar me Guardiolën dhe skuadrën e tij dhe me lojtarë të një niveli mjaft të lartë do të më bëjnë shumë më mirë, jam i sigurt”, tha belgu, i cili thekson se Kevin de Bruyne tashmë e ka ndihmuar të ndihet si në shtëpinë e tij.

Futbollisti i talentuar e filloi karrierën e tij te Anderlecht, ku filloi të luante futboll me moshuat vetëm në moshën 16-vjeçare. Ai u transferua te Rennes gjatë vjeshtës së vitit 2020 dhe për këtë ekip luajti 92 ndeshje në të cilat shënoi 12 gola. Prej disa kohësh është edhe pjesë e kombëtares belge, për të cilën ka bërë 14 paraqitje.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/August/24/auto_F4ULAlRWwAEK1DS1692900360.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

60 milionë euro për talentin belg, Manchester City zyrtarizon përforcimin e tretë në këtë merkato

Kampioni i Evropës në futboll, Manchester City, ka zyrtarizuar nënshkrimin me sulmuesin belg Jeremy Doku.

Doku, nënshkroi për Manchester Cityn dhe u bë kështu përforcimi i tretë i kampionit të ri të Europës pas dy kroatëve Joshko Guardiola dhe Mateo Kovacic. 21 vjeçari i bashkohet “Qytetarëve” nga Rennes i Francës.

Doku, prej disa kohësh është një nga lojtarët më premtues të Kontinentit të Vjetër dhe me punën me Pep Guardiolën mund të realizojë ëndrrën e tij që të shkëlqejë në futboll. City do t'i kushtojë rreth 60 milionë euro.

Doku nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me klubin anglez. Ai theksoi se është jashtëzakonisht i emocionuar që ka mundësinë të luajë për ekipin më të fortë në botë.