VIDEO/ Ditëlindja e kthyer në tragjedi, dalin pamjet e orëve të fundit të jetës së dy të rinjve italian në Sarandë

Dy turistët italianë Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano , 32 vjeç, humbën jetën pas një aksidenti të ndodhur në aksin Sarandë-Ksamil.

Mediat italiane shkruajnë se Gritto dhe Tizzano po ktheheshin nga një klub, pasi festuan ditëlindjen e këtij të fundit. Por ka rezultuar fatale, teksa janë përplasur nga Benz-i që drejtohej nga 17-vjeçari Elio Rraku, i cili ndodhej në mjet bashkë me një bashkëmoshatar. (VIDEO)

Ndërkohë u raportua se drejtuesi i mjetit nuk kishte leje drejtimi.

Në pamjet e publikuara në instagram shihen dy të rinjtë duke u argëtuar.