Drifting në sheshin “Nënë Tereza”, gjobitet drejtuesi i mjetit

Policia e Tiranës nëpërmjet pamjeve filmike ka evidentuar shkelje të qarkullimit rrugor. Bëhet me dije se drejtuesi i një “Benzi” është gjobitur me 60 000 lekë, për shkelje të nenit 139/3 të Kodit Rrugor, për rregullimin e shpejtësisë në qendra të banuara.

REAGIMI I POLICISË:

Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar nëpërmjet pamjeve filmike, ka shoqëruar dhe ka ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë, drejtuesin e mjetit, për shkelje të nenit 139/3 të Kodit Rrugor, për rregullimin e shpejtësisë në qendra të banuara.

Kujdes! Drifting në qendra të banuara ndalohet nga Kodi Rrugor! Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!