Stano thirrje Kosovës e Serbisë: Bashkëpunoni ngushtë, pasi të gjitha vendimet për sigurinë në veri të Kosovës, ndikojnë në procesin e dialogut

Zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stano, ka komentuar situatën në Kosovë duke u ndalur edhe tek marrëdhëniet me Serbinë.

Stano bëri thirrje që dy vendet të bashkëpunojnë ngushtë, pasi të gjitha vendimet për sigurinë në veri të Kosovës, ndikojnë në procesin e dialogut.

“Çështja e strukturave serbe sipas tij duhet të adresohet në dialogun e Brukselit dhe të zgjidhet në kontekstin e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Peter Stano.