Zjarr në Delvinë dhe Konispol, forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës mobilizohen për shuarjen e flakëve

Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Dushë Verri në Kopaçëz të Delvinës.

Gazetarja e Syri Tv raporton se zjarri për momentin është i izoluar dhe larg zonës së banuar.

Sakaq vatra të tjera zjarri janë regjistruar edhe në zonën e Stillos dhe Likojanit në Konisopol.