", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/August/24/auto_TCBDuLQs1692890452.webp", "width": 680, "height": 383 } }

Zyrtare/ Chelsea bën një tjetër goditje në merkato, klubi anglez firmos me talentin brazilian

Deivid Washington është lojtari më i ri i Chelseat. Klubi anglez ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin e ri brazilian nga Santos. Talenti i i lindur në vitin 2005 ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare me opsion edhe për një sezon me skuadrën angleze.

Për kartonin e tij, Chelsea derdhi në arkat e brazilianëve të Santosplot 20 milionë euro, të shpërndara në formulën 16 milionë euro për për vlerën e lojtarit dhe 4 milionë të tjera, në formën e bonusit.

Me afrimin e brazilianit, tashmë shtohet një tjetër rival në majën e sulmit për “bomberin” shqiptar, Armando Broja e ardhmja e të cilit ende mbetet në duart e teknikut të “bluve”, Maurizio Pochettino.