Formacionet zyrtare Astana-Partizani, 'Demat e Kuq' kërkojnë historinë në Kazakistan

 

Partizani kërkon historinë në Kazakistan, aty ku përballë do të kenë skuadrën e njohur të Astana.

Të dyja skuadrat do të luftojnë në sfidën e sotme, pasi këto dy akte do të jenë të fundit për të qenë pjesë e grupeve të Conference League. Ndeshja e kthimit do të luhet një javë më vonë në “Elbasan Arena”.

Sa i përket rreshtimeve, Zekiç duhet të bëjë pa Mbanë dhe Atanaskoskin, teksa Da Silva është lënë jashtë nga vetë stafi teksa në majën e sulmit do të jetë Grezda. Zekiç ka preferuar rreshtimin 4-2-3-1.