Korçë, shpërthen zjarri në një apartament, banorët të bllokuar brenda

Në Korçë, një zjarr ka shpërthyer në një apartament në afërsi të kompleksit "Favina". Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se banorët e apartamentit ende nuk kanë mundur të dalin nga aty, për shkak të tymit.

SYRI TV njofton se zjarrfikësja sapo ka mbërritur dhe po punon për largimin e banorëve nga apartamenti dhe fikjen totale të zjarrit.

Ende nuk dihet se nga çfarë është shkaktuar