Sipas medias saudite, Benzema pritej të merrte shiritin e kapitenit pasi është ylli më i madh i klubit, por Espirito Santo raportohet se ka refuzuar urdhërin e dhënë nga klubi.

Ai i dha shiritin e kapitenit brazilianit Romarinho dhe francezi, sipas sauditëve, i kërkoi trajnerit para të gjithëve që ta linte të ishte kapiten, por ai nuk pranoi.

Për kujtesë, Benzema shënoi tre gola dhe asistoi një herë në gjashtë ndeshjet që luajti pas mbërritjes në Arabinë Saudite.

Ai ka ardhur këtë verë nga Real Madrid dhe paga e tij është 200 milionë euro.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/August/23/auto_dsdss1692813932.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Trajneri i klubit saudit përplaset me Benzeman, shkak bëhet shiriti i kapitenit

Sulmuesi francez Karim Benzema nuk i ka marrëdhëniet e mira me trajnerin portugez Nun Espirito Santo, i cili e stërvit francezin te klubi saudit Al-Ittihad, raporton “Asharq Al-Awsat”.

Benzema përflitet se nuk i përgjigjet trajnerit portugez, i cili dëshiron të imponojë stilin e tij të lojës dhe për këtë arsye as që ka dashur që fituesi i fundit i Topit të Artë të vijë në klub.

Megjithatë, drejtuesit e klubit këmbëngulën për të kur u krijua mundësia për të transferuar sulmuesin e madh francez.