Morata pranë rikthimit te Juventus, por ka vetëm një problem

Sky Sport Italia shkruan se futbollisti spanjoll Alvaro Morata do të kthehet te Juventus nëse Moise Kean largohet nga klubi italian.

Juventusi po përgatitet për ditët e fundit të merkatos së verës dhe në qendër të vëmendjes është rikthimi i mundshëm i Moratas. Spanjolli, i cili më parë ka luajtur për Zonjën e Vjetër, thuhet se do të kthehet te bardhezinjtë nëse Kean, për të cilin është i interesuar klubi i Milanit, largohet nga Torino.

 

Kuqezinjtë duan të huazojnë Kean me opsion blerjen, ndërsa në mendjen e drejtuesve të Juventusit prioritet është shitja, por janë gati edhe për një huazim me detyrim blerje.

 

Fulham është gjithashtu i interesuar për Keane, ndërsa Atletico Madrid kërkon rreth 20 milionë euro për Moratan.