Shkrumbohet hapësira me bimësi pranë Beratit, zjarri dyshohet i qëllimshëm

 

Një sipërfaqe me shkurre pranë fshatit Velabisht në Berat është përfshirë nga flakët ditën e sotme, ndërsa dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Raportohet se flakët janë vendosur nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, por më herët zjarri ka shkrumbuar një hapësirë prej rreth 2 dynymësh.

Përveç forcave zjarrfikëse në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë për të hetuar mbi vendosjen e zjarrit, që dyshohet se ka qenë i qëllimshëm.