Pas deklaratës së papritur, Feros i ndodh ‘e papritura’ në Instagram!

Një ditë më parë, Fero, lajmëroi se do largohet përfundimisht nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame. Ky lajm i papritur shokoi ndjekësit e tij dhe opinionin publik, pasi erdhi në një moment kur reperi (ish-reperi më saktë) po kalon në procedura divorci me Arbenita Ismajlin, modelen e njohur me të cilën ka një vajzë.

Mirëpo, duket se pas deklaratës së befasishme, publikut iu është shtuar kurioziteti për të rejat në jetën e tij. Fero postoi sot një foto, ku tregohej se gjysmë milioni njerëz, e kishin parë në ‘instastory’.

E si për të treguar se kurioziteti i njerëzve është bërë akoma më i madh, edhe ndjekësit e tij kanë kaluar shifrën e 600 mijë ndjekësve. E mesa duket njerëzit duan të dinë se çfarë do ndodhë me jetën e tij.