Po kulloste bagëtitë, rrufeja i merr jetën të moshuarit

Një i moshuar ka humbur jetët mesditën e sotme në Dibër.

Mësohet se shtetasi me iniciale R.K., ka qenë duke kullotur bagëtitë në kohën kur është goditur nga shkarkesa elektrike, ku për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Dibër/informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në bjeshkët e Gramës në Dibër, shtetasi R.K., rreth 70 vjeç, duke kullotur bagëtitë, dyshohet se është goditur nga shkarkesa elektrike (rrufe) dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.