Xhaferri: Ata që ndërtuan modelin KÇK, nuk mund të realizojnë Fond Sovran!

Nga Besard Xhaferri

Edi Rama dje në një postim të tij për naftën në Shpirag foli dhe për Fondin Sovran, a thua se prej 10 vitesh është lider opozitë dhe jo kreu I qeverisë më të korruptuar në Evropë.

Fondi Sovran është si premtimet e tjera të tij, siç ishin Legalizimet Falas, Shëndetësia Falas, apo Arsimi Falas, teksa shqiptarët përveçse nuk i morën falas, paguan shume shtrenjtë edhe për të paguar biletën për t'u arratisur nga ky vend, ku me gomone në Angli e kush me skaf në Itali e kush mundi malit në këmbë në Greqi.

Nuk mund të flasë për Fond Sovran, ai që mbështeti politikën KÇK në raport me të ardhurat publike, pasi modeli i tij në ekonomi janë inceneratorët dhe PPP e shëndetësisë, ku një dekadë u grabitën rreth 1 miliard euro.

Nuk mund të flasë për fond Sovran ai njeri që ka injektuar paratë e krimit në ekonominë  e vendit, duke sjellë kështu varfëri ekstreme dhe shpopullim në nivel gjenocidi.

Plot një vit më parë kam hedhur në publik idenë e fondit sovran!