I nguli thikën vetes, merr plagë të rënda një person në Pukë

Në spitalin e Pukës është paraqitur për të marrë ndihmën mjekësore një 46 vjeçar pasi ishte dëmtuar me një mjet prerës, thikë.

Mësohet se 46- vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje

Njoftimi i policisë:

Pukë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, në spitalin e Pukës, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi M. P., 46 vjeç, banues në Pukë, i cili dyshohet se ka dëmtuar veten, me mjet prerës (thikë), në banesë.    

Sipas deklarimeve të familjarëve të tij, 46-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.