Edhe në Durrës dy turistë të trembur në det kërkojnë ndihmë nga policia

Si në Ksamil, edhe në Durrës dy pushues të huaj kanë kërkuar ndihmë nga policia pasi po rrezikonin të fundoseshin me Jet Skinë e tyre, për shkak se mjeti pësoi defekt dhe rryma e largoi në thellësi.

Kësisoj, Njësia Policore Detare me 2 mjete lundruese iu shkoi në ndihmë.

Ngjarja ndodhi pasditen e së martës, kur gjatë patrullimeve në det Njësia Policore Detare konstatoi në afërsi të gjirit të Durrësit, 2 persona që kërkonin ndihmë sepse mjeti i tyre lundrues Jet Ski kishte pësuar defekt. Policia i ka tërhequr në breg në gjendje të mirë shëndetësore bashkë me mjetin e tyre.