Lajm i mirë nga Anglia, Armando Broja rikthehet në stërvitje me Chelsea-n

“Pas shiut gjithmonë del dielli”. Kjo frazë padyshim i shkon përshtat Armando Brojës, i cili pasi nuk mundi të ishte pjesë e Chelsea-t në fazën përgatitore dhe në dy ndeshjet e para të Premier Leagues, teksa së fundmi i është bashkuar bluve të Londrës në seancën stërvitore.

Broja ka mundësinë që të stërvitet normalisht me pjesën tjetër të skuadrës për të qenë gati për ndeshjen e radhës së klubit anglez.

Chelsea do të ndeshet me Luton Town-in në datën 25, kur mund të vijë edhe aktivizimi i parë i Brojës për këtë sezon.