", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/August/22/auto_Screenshot_81692725610.png", "width": 900, "height": 606 } }

VIDEO/ Klubi i tyre po përjeton një situatë të vështirë, tifozët e marrin me sportivitet dhe...

Malaga po përjeton një situatë shumë të trishtë, por edhe në këtë situatë tifozët e saj kanë gjetur mënyrën për t’u argëtuar: pas rënies në Kategorinë e Tretë, në shenjë “proteste” teksa presin përforcimet e reja, disa tifozë shkuan në aeroport për të simuluar transferimin e lojtarëve të rinj.

Deri më tani, klubi spanjoll nuk ka transferuar asnjë futbollist para se të luajë në Ligën e Tretë. Ndaj tifozët e Malagës përdorën humorin si strategji për ta bërë situatën e tyre virale dhe, me këtë rast, prisnin që personi i parë të zbriste nga aeroplani për të pretenduar se ishin lojtar.

“Viktima” ishte një burrë me origjinë aziatike, të cilin e përshëndetën me këngë, i kërkuan selfie dhe autografe sikur të ishte një futbollist i njohur, madje e godisnin. I habitur, turisti buzëqeshi me lojën.