U ‘braktis’ tek dera e spitalit të Dibrës, minatori transportohet në gjendje kome tek Trauma

Një minator ka mbetur i plagosur rëndë në vendin e punës në minierën e Bulqizës.

Sipas ‘BW’, shtetasi me iniciale Sh.Ç, 60-vjeç është aksidentuar në galeri teksa punonte ndërsa pas plagëve të marra, punëtori është lënë në hyrje të spitalit në Dibër.

Mësohet se rasti është denoncuar nga familjarët, ndërsa i plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në gjendje kome.

Bëhet me dije se policia ka ndaluar edhe personin që e ka transportuar, ndërsa ngjarja nuk është bërë publike nga policia dhe nuk dihet se në cilën galeri punonte 60-vjeçari.