Talenti shqiptar vendos rekord në futbollin italian

 

Është minuta e 85-të e ndeshjes Parma-Feralpisalo, e vlefshme për javën e parë të Serie B. Skuadra mike bën një zëvendësim, largohet Martella dhe në fushë futet Brajan Gjyla, që bëhet lojtari I parë I datëlindjes 2007 që debuton në futbollin profesionist në Itali.

Gjyla ka vetëm 20 ditë që ka mbushur 16 vjeç dhe ishte në fazën përgatitore me skuadrën e parë, ku bindi teknikun Vecchi, që e mori në ekip, madje e futi në fushë që në ndeshjen e parë.

I lindur në Itali nga prindër shqiptar, sulmuesi I talentuar ka zgjedhur që të luajë për kombëtaren kuqezi. Gjyla ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Feralpisalo, skuadër që beson shumë te cilësitë e tij.