U arrestua me urdhër të Speciales, shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës për ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj

Shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës për Dritan Goxhajn, lidhur me kërkesën për ndryshim mase.

Shkak u bë mungesa e përfaqësuesit të akuzës Ylli Pjetërnikaj.

Mbrojtja kishte kërkuar revokim të masës arrest në burg, me argumentin se s’ka provë të re që prej 18 ditësh kur është dhënë masa.

Kujtojmë se Goxhaj u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale të Kosovës më 31 korrik.