Dy aksidente të rënda në Librazhd, disa të plagosur

Dy aksidente ndodhën në më pak se 35 minuta në Librazhd. Policia njoftoi se fillimisht dy automjete janë përplasur në Dragostujë në aksin rrugor Librazhd – Përrenjas. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spital.

Më pas një tjetër aksident tjetër ndodhi në fshatin Kotodesh, ku si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i një motori. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

“Rreth orës 19:40, në aksin rrugor “Librazhd – Qafë Thanë”, në fshatin Dragostunjë, automjeti që drejtohej nga shtetasi L. G., 30 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi G. C., 18 vjeç. Nga përplasja, janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 20:15, në fshatin Kotodesh, Librazhd, motomjeti që drejtohet nga shtetasi I. B., 54 vjeç, është përplasur me një kafshë pune. Si pasojë, është dëmtuar 54-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve. Grupe hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të këtyre aksidenteve” – thuhet në njoftimin e policisë për këto aksidente.