Tërmeti i fuqishëm godet Turqinë dhe ishujt grekë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur pasditen e sotme vendqëndrimin turistik të Muglas në Turqi.

Sipas deklaratës së agjencisë kundër fatkeqësive natyrore në Turqi, tërmeti ka magnitudë 4.3 të shkallës Rihter dhe epiqendrën e ka pasur në zonën Marmaris të Muğla-s.

Tërmeti me thellësi 61.85 kilometra është ndjerë edhe në İzmir, Aydin, Bodrum dhe disa prej ishujve grekë.

Ndërkohë, një tjetër velrësim ka bërë Instituti Gjeodinamik i Athinës, që njofton se tërmeti ka qendrën në bregdetin turk, rreth 35 km në verilindje të ishullit të Symit dhe thellësia fokale ka qenë 57.8 kilometra.