Bosnje-Hercegovinë/ Burri vret bashkëshorten dhe më pas veten

Një krim I rëndë familjar ka tronditur Bosnje-Hercegovinën mbrëmjen e djeshme.

Rreth orës 21:10 në Zhivinice, në lagjen Podgajevi, një burrë ka vrarë bashkëshorten dhe më pas është vetëvrarë, raporron klix.ba.

Burri me iniciale M.A. (i lindur në vitin 1965) ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë gruan e inicialeve Ç.T. (viti 1971).

Pas kësaj, ai vendosi të bënte vetëvrasje, ka mësuar mediumi boshnjak.

Policët do të kryejnë hetime, ndërsa për gjithçka është njoftuar prokurori i Prokurorisë së Kantonit të Tuzlës.