Erdogan takim kokë më kokë me Putinin në shtator

Recep Tayyip Erdogan do të pres në një takim kokë më kokë presidentin rus Vladimir Putin muajin e ardhshëm.

Presidenti turk i bëri këto komente teksa fliste me gazetarët pas një vizite në Hungari.

Erdogan shtoi se Hakan Fidan, ministri i tij i Jashtëm, mund të vizitojë Moskën më shpejt se kaq për të diskutuar marrëveshjen e dështuar të drithit në Detin e Zi – të cilën Turqia ishte e përfshirë shumë në ndërmjetësimin vitin e kaluar. 

"Diskutimi i kësaj çështjeje ballë për ballë ka një rëndësi të madhe dhe marrja e rezultateve në këtë mënyrë do të ishte shumë më e saktë," tha ai.