", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/August/21/auto_EEF7A0A2-064C-4F51-8306-F5E35963D9DA1692610672.jpeg", "width": 900, "height": 555 } }

VIDEO/ Skandali i Presidentit të Futbollit të Spanjës, puth në buzë futbollisten pas fitores së Botërorit

Dominoi fushën dhe rrëmbeu Kupën e Botës, por Spanja po dominon tani edhe vëmendjen mediatike për episodin skandaloz të ceremonisë së ndarjes së cmimeve. Pikërisht në nderimet për triumfin në Botërorin e futbollit për femra, për herë të parë në historinë e saj, Luis Rubiales u bë protagonist në mënyrën e gabuar. Presidenti i Federatës Spanjolle puthi në buzë futbollisten e kombëtares Jeny Hermoso gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve.

Në momentin kur lojtaret po kalonin me radhë për të marrë medaljet, Luis Rubiales përshëndeti futbollisten Hermoso dhe më pas e puthi në buzë. Pamjet kanë bërë xhiron e internetit, duke shkaktuar polemika të forta. Hermoso e gjeti veten në mes të stuhisë, e detyruar të komentonte atë që ndodhi me një postim live në rrjetet sociale. “Nuk është se më pëlqeu, por nuk kisha çfarë t’i bëja”, tha sulmuesja iberike.