AK gati për 7 majin, thirrje kandidatit të Ramës: Tërhiqu nga maskarada e zgjedhjeve

Aleanca KuqeZi e drejtuar nga Kreshnik Spahiu do t'i bashkohet protestës së opozitës në Kavajë më 7 maj dhe i ka drejtuar sot një thirrje kandidatit socialist të Kavajës, Klodian Shehit, të tërhiqet nga zgjedhjet dhe të mos bëhet pjesë e maskaradës.

Anëtarë të AK kanë protestuar sot me parulla dhe me thirrje drejtuar edhe popullit të Kavajës që të bojkotojë zgjedhjet dhe të bashkohet kundër mafies në këtë betejë historike, pasi “më 7 maj do të përballemi me mafian.”

Nga ana tjetër, Aleanca KuqeZi,  paralajmëron edhe për të pasur kujdes nga bandat e kokainës,në kushtet kur Rama po destabilizon Shqipërinë,  por pa u luhatur nga qendrimi se nuk ka zgjedhje pa opozitën.