Sarandë/ Gëlltiti ‘Matadon’ gabimisht, niset me helikopter fëmija drejtë Tiranës

Një fëmijë 1 vjeç është nisur me helikopter drejtë spitalit të Tiranës. Mësohet se fëmija ka konsumuar gabimisht Matadon.

Ky medikament përdorej nga daja i tij që dyshohet se ishte një konsumues i lëndëve narkotike.

Deri tani sipas informacioneve gjendja shëndetësore e fëmijës paraqitet e qëndrueshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.