Korçë/ Drejtuesi humb kontrollin e mjetit, makina del nga rruga

Vetëm pak minuta më parë një mjet ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Dvoran.

Sipas informacioneve paraprake nga gazetari i Syri Tv, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit ndërsa është përplasur me disa pemë rresht dhe ka përfunduar përmbys në anë të rrugës.

Mësohet se ka dëme të shumta materiale, ndërsa fatmirësisht pa të dëmtuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.