Zhduket pa gjurmë 16-vjeçarja në Tepelenë

Një 16-vjeçare është zhdukur pa gjurmë në Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Veliqot, ku kanë qenë familjarët që kanë bërë denoncimin në polici për zhdukjen e të miturës.

“Më datë 19.08.2023, familjarët e një 16-vjeçareje, banuese në fshatin Veliqot, Tepelenë, kanë kallëzuar se më datë 19.08.2023, kanë humbur kontaktet me këtë shtetase pasi ishte larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e saj”, bëri me dije policia.