VIDEO/ Stuhi e fortë dhe rrebeshe shiu në juglindje, dhjetëra fshatra pa energji

Reshje të shumta shiu, shoqëruar me erëra të forta në fshatrat e Bashkisë së Maliqit dhe jo vetëm.

Stuhi që ka sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në fshatrat të Njësive  Administrative Vreshtas, Libonik dhe 5 fshatra të Njësisë Administrative Gore.

Me probleme paraqiten edhe fshatrat të Njësisë Administrative Dardhas në Bashkinë e Pogradecit. Ndërkohë që shkëputje të energjisë elektrike ka pasur edhe në fshatra të tjerë të fushës së Korçës dhe Maliqit.

Këto probleme bëjnë me dije burimet, kanë ardhur si pasojë edhe e shkarkimeve elektrike.