Kullën e Mic Sokolit e mban gjallë një fëmijë - ministres i interesojnë vetëm kullat shumëmilionshe!

Nga Ina Zhupa

Ministres së Kulturës Margariti i interesojnë vetëm sitet e trashëgimisë kulturore që mund të fitoj miliona euro me ndërtime dhe të japë koncesione. Nuk ka asnjë interes për kulla historike, përveçse po të jenë në tokën e Teatrit Kombëtar!

Kulla e Mic Sokolit, monument kulture i shpallur në vitin 1978, është lënë në harrese totale nga ministria.

Një djalë i zoti, 7 vjeç, Erald Mulosmani Biberi, shërben edhe si mikpritës i kullës kur mundet, pasi ka çelësat si trashëgimtar i familjes Mic Sokoli. Ai është një shembull i mirë sesi familjet shqiptare e kanë trashëguar atdhedashurinë, pasionin për kulturën, historinë dhe identitetin te brezi më i ri.

Ministria e ka detyrim ligjor mirëmbajtjen, kujdesin, promovimin e monumenteve të kulturës.

Ky, një rast i vazhdueshëm i neglizhencës qeveritare edhe i shkeljes së ligjeve kur bëhet fjalë për kulturën, historinë dhe identitetin shqiptar.