VIDEO/ 'Partizani': Mirësevjen tek kampionët, Altin Bytyçi!

Klubi i futbollit Partizani i uroi sot mirëseardhjen, futbollistit Altin Bytyçi duke njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Altin Bytyçin.

"Mbrojtësi i bashkohet kampionëve të Shqipërisë pas 3 sezoneve pozitive te Kukësi. 22 vjeçari nga Suhareka ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me të kuqtë. Bytyçi do t'i bashkohet menjëherë ekipit në seancën e radhës", thuhet në njoftimin e shoqëruar edhe me momentin e firmosjes së kontratës ndërmjet palëve.