Prerja e paligjshme e pyjeve/ Sekuestrohen 15 m3 pa dokumentacion, arrestohet një 54-vjeçar

Policia ka goditur një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve, ku kanë sekuestruar 15 m3 dru pa dokumentacion. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet A. B., 54-vjeç, banues në Mirditë.

Ai është kapur në aksin rrugor "Rrëshen-Rrubik", duke transportuar me kamion 15 m3 dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.

Njoftimi

Goditet një rast i prerjes së paligjshme të pyjeve, sekuestrohen 15 m3 dru pa dokumentacion. Sekuestrohen gjithashtu edhe një sasi qymyri pa dokumentacion përkatës. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. B., 54 vjeç, banues në Mirditë, pasi u konstatua në aksin rrugor "Rrëshen-Rrubik", duke transportuar me kamion, 15 m3 dru zjarri pa dokumentacionin përkatës. Kamioni dhe sasia e druve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.