Zjarr në Dropull, përfshihen nga flakët kullotat në fshatin Likomil

Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në fshatin Likomil të Dropullit. Mësohet se zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës, ndërkohë që nuk dihet shkaku i rënies së tij.

 Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta në një zonë të pyllëzuar. Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Po ashtu në mbështetje të zjarrfikëses kanë shkuar dhe banorët e zonës.