Vinte nga Ekuadori/ Sekuestrohen 64 kg kokainë në portin e Pireut

Policia greke ka sekuestruar kokainë me vlerë 2 milionë euro në Portin e Pireut.

Me deklaratë për shtyp policia greke informon se të hënën ka sekuestruar 64 kg kokainë në 58 pako, në një anije kontejner në portin e Pireut, ardhur nga Ekuadori.

Sasia e kokainës llogaritet të kushtonte mbi 2 milionë euro fitim për trafikantët. Policia vijon operacionin për identifikimin e trafikantëve.

“Në kuadër të hetimeve dhe në vijim të shfrytëzimit të informacionit të marrë nga Agjencia Amerikane e Ndjekjes së Drogës. (D.E.A.), u gjet një kontejner me origjinë nga Ekuadori, në të cilin u gjetën dhe sekuestruan 58 pako të improvizuara me gjithsej 64 kilogramë kokainë”, njoftoi policia.