Partizani-Valmiera, shënohet goli i parë në ‘Elbasan Arena’

Partizani ka kaluar në avantazh ndaj Valmieras, në ndeshjen e kthimit në turin e tretë të Conference League.

Në minutën e 20-të, ishte Tedi Cara, i cili u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit, pas penalltisë së fituar nga Rrapaj.

Në rast se ndeshja përfundon me këtë rezultat, Partizani do të kualifikohej në “play-off”, pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë.