FOTO/ Një tjetër makinë shpërthen në flakë, nuk ka të lënduar

Një makinë ka shpërthyer në flakë në në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se për shkak të një defekti, makina ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje.

Policia e Librazhdit/ Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.