'E tmerrshme dhe e turpshme', tifozët e Milanit 'masakrojnë' klubin për fanellën e tretë

Nga jeshilja e vitit të kaluar te një fanellë që synon “të bashkojë brezin unik dhe të larmishëm të mbështetësve të Milan-it në mbarë botën”. Kuqezinjtë kanë zgjedhur të adoptojnë ngjyra të reja në krahasim me ato sociale dhe të krijojnë një përzierje nuancash të ndryshme.

“Ngjyra të ndryshme, por gjithmonë Milan”, është slogani i klubit në rrjetet sociale. Një fanellë e tretë, megjithatë, që ka ndarë tifozët mes atyre që janë pro dhe atyre që janë kundër zgjedhjes së klubit.

“E turpshme”, “Fanella më e shëmtuar në historinë e Milan-it”, “E tmerrshme”. Me pak fjalë, shumë tifozë të kuqezinjve nuk e kanë pëlqyer dhe në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet e tyre negative për të. Debutimi i fanellës së tretë të Milan-it do të jetë në San Siro më 24 shtator kundër Verona-s.