", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/August/17/auto_000000000o09i8i1692275675.jpg", "width": 900, "height": 481 } }

Sulmuan kishat dhe shtëpitë, mbi 120 myslimanë të arrestuar në Pakistan

Mbi 120 myslimanë janë arrestuar nga autoritetet pakistaneze pas dyshimeve që kanë sulmuar kishat dhe shtëpitë e pakicës së krishterë. Turma të besimtarësh të zemëruar u mblodhën një ditë më parë në lindje të vendit për të shprehur pakënaqësinë e tyre për siç thanë ata për përdhosjen e kuranit nga një i krishterë.

Situata doli jashtë kontrollit, teksa u nevojit ndërhyrja e autoriteteteve për vendosjen e rendit. Referuar mediave vendase nuk raportohet për viktima apo për të lënduar.

Në ortët e para të së enjtes krishterët u kthyen në shtëpitë e tyre. Gjithsej janë raportuar katër kisha të dëmtuara dhe dhjetëra shtëpi u dogjën ose u dëmtuan gjatë trazirave.

Halid Muhtar, një prift lokal, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se shumica e të krishterëve që jetonin në zonë kishin ikur në vende më të sigurta. “Edhe shtëpia ime është djegur”, tha ai, i bindur se shumica e 17 kishave në Jaranuala ishin sulmuar.

Dhuna u dënua nga grupe të ndryshme vendase dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Sipas ligjeve për blasfeminë, kushdo që shpallet fajtor për fyerje të Islamit ose personaliteteve fetare islame, mund të dënohet me vdekje.