Ju është bllokuar Whatsapp? Ja çfarë problemesh ka

Aplikacioni i njohur i mesazheve WhatsApp ka rënë nga sistemi pak minuta më parë.

Kjo ka bërë që njerëzit të mos munden të dërgojnë apo të pranojnë mesazhe.

Tash për tash nuk dihen shkaktarët e problemeve.

"#Whatsappdown" është bërë një ndër temat kryesore në Twitter këto momente, teksa përdoruesit e WhatsApp po shfaqin pakanaqësitë e tyre për mosfunksionimin e aplikacionit.