", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/August/17/auto_Screenshot_21692256377.jpg", "width": 900, "height": 1143 } }

Prezantuesja e njohur italiane bëhet nënë në ditëlindjes

Diletta Leotta është bërë nënë në 32-vjetorin e lindjes.

Prezantuesja e njohur italiane dhe partneri i saj, portieri i Newcastle, Loris Karius, kanë postuar në rrjetet sociale fotot e para të vogëlushes së tyre, Aria.

“Sot kam rilindur falë teje. Mirë se erdhe Aria! Je dhurata më e bukur që mund të dëshironim!”,- shkruhet në postimin e prezantueses.

Leotta e ka zgjedhur emrin e vajzës pas momenteve të para që e ka mbajtur në krahë. Në një intervistë të disa kohëve më parë, ajo tha: “Emrin? Në fillim dua ta shoh në sy. Kam vendosur të veproj kështu. Do të ndjek instinktin”.

Leotta e dha lajmin e shtatzënisë në mars dhe zbuloi se ajo vetë e mësoi në vigjilje të Krishtlindjeve.

View this post on Instagram

A post shared by 🌸Diletta Leotta🌸 (@dilettaleotta)