Zjarr në Zvërnec, flakët përhapen me shpejtësi

Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në Zvërnec. Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të ndihmës nga era.

Nga zjarri rrezikohen dhe disa varreza aty pranë. Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.